Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rishikimi i Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale, hap i nevojshëm për përmirësimin e shërbimeve komunale

Është mbajtur takimi i grupit të përbashkët punues MAPL-DEMOS për rishikimin e sistemit të menaxhimit të performancës komunale (SMPK). Në këtë takim u shqyrtuan opsionet për zgjerimin e fushave të kompetencave vetanake të komunave që duhet t’i nënshtrohen procesit të monitorimit nga ana e autoriteteve qendrore, rishikimit të indikatorëve ekzistues, përfshirjes së indikatorëve të ri, si dhe forcimit të mekanizmave për vërtetësinë e të dhënave, në mënyrë që të ndikohet në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarë.

Ndryshimet e pritura do të sjellin 3 fusha të reja të kompetencave, përfshirë arsimin parauniversitar, shërbimet shëndetësore dhe zhvillimin ekonomik lokal, duke nënkuptuar edhe krijimin e një skeme të qëndrueshme afatgjate të financimit përmes bashkimit të granteve të performancës me donatorët e interesuar. Grupi përgjegjës u pajtua për skemën e re të funksionimit të SMPK-së dhe pasurimin e saj me indikatorë shtesë të qeverisjes demokratike, menaxhimit financiar, ligjshmërisë dhe integritetit. Aktualisht, sistemi ekzistues i performancës mundëson matjen e 18 kompetencave komunale të grupuara në 14 fusha, me gjithsej 26 rezultate, 77 tregues dhe 203 të dhëna.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors