Prishtinë, 03 shkurt 2021
Dje, zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të MPL-së ka pritur në takim njoftues shefin e ri të zyrës dhe këshilltarin kryesor teknik të programit të UN-HABITAT për Kosovë z. Omar Siddique.
Në këtë takim u diskutuan aktivitetet e përbashkëta të cilat janë realizuar në vitin paraprak në fushën e qeverisjes lokale, si dhe aktivitetet të cilat planifikohen të realizohen përgjatë këtij viti me qëllim të ofrimit të mbështetjes për komunat e Republikës së Kosovës.
Berisha dhe z. Siddique u pajtuan që ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm të vazhdoj edhe më tej me qëllim të realizimit të aktiviteteve që ndërlidhen me fushën e qeverisjes lokale.