Z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me ftesë të Universitetit të Cambridge-it ka prezantuar para studentëve të këtij Universiteti në ligjëratën me titullin“Sfidat, Mundësitë dhe mësimet nga qeverisja lokale/financat dhe aparati qeverisës”. Në kuadër të kësaj ligjërate, z. Osmani prezantoi temën “Aranzhimet institucionale për sistemin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe financat e pushtetit lokal” . 20 maj 2015
Z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me ftesë të Universitetit të Cambridge-it ka prezantuar para studentëve të këtij Universiteti në ligjëratën me titullin“Sfidat, Mundësitë dhe mësimet nga qeverisja lokale/financat dhe aparati qeverisës”. Në kuadër të kësaj ligjërate, z. Osmani prezantoi temën “Aranzhimet institucionale për sistemin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë dhe financat e pushtetit lokal” .
Në prezantimin e tij, z. Osmani, paraqiti të arriturat kryesore në sistemin e vetëqeverisjen lokale; përparësitë e sistemit, demokracinë dhe autonominë e gjerë lokale për Komunat në Kosovë si dhe procesin e decentralizimit dhe themelimin e komunave të reja. Gjithashtu, z. Osmani paraqiti orientimet strategjike për vetëqeverisjen lokale duke u fokusuar në zgjerimin e autonomisë financiare të Komunave; reformën territoriale, rritja e efikasitetit të shërbimeve komunale përmes shërbimeve “on-line”; zhvillimi i kapaciteteve profesionale sipas një qasje gjithëpërfshirëse; planifikimi i integruar komunal si dhe promovimi i diversitetit natyror dhe kulturor në Komuna. Të pranishëm në ligjëratë ishin studentët e nivelit Master të drejtimit për politikat publike si dhe profesorë nga departamente të ndryshme në kuadër të Universitetit të Cambridge-it.
Ndërkohë, në ditën e dytë të vizitës, z. Osmani, sipas një agjende tjetër, ka pasur rastin të ketë takime të ndara me profesionistë nga fusha të ndryshme të cilët janë profesorë eminentë në kuadër të Universitetit të Cambridge-it.
z. Osmani, në takime të ndara në qendrën për “Shkencë dhe politika” ka takuar Profesorin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe studimeve Ndërkombëtare Kushtetuese z. Marc. Weller. z. Weller është gjithashtu Drejtor i Qendrës për të Drejtën ndërkombëtare “Lauterpqacht”. Gjatë takimit z. Osmani paraqiti kontekstin e trajtimit të vetëqeverisjes Lokale në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndërsa Profesori Weller e njoftoi për përvojat e tij sa i përket kushtetutshmërisë, sidomos prezantoi përvojën derisa ishte i angazhuar në procesin e bisedimeve për Kosovën në Rambuillet në vitin 1999 si dhe në procesin e bisedimeve në Vjenë, për statusin final për Kosovën, në vitin 2006/7.
Në kuadër të takimeve z. Osmani takoi drejtorin Ekzekutiv të Qendrës për “Shkencë dhe Politika” Dr Robert Doubleday si dhe Këshilltarin e asocuar në kuadër të kësaj qendre Dr Nick Gray. Në takimin e përbashkët z. Osmani prezantoi sistemin e vetëqeverisjes lokale ndërsa z. Doubleday dhe z. Gray hapën temat e diskutimit për mënyrën e involvimit dhe bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe qeverisë.
Gjithashtu, në takimin e përbashkët me Dr Alex Jeffrey, Ligjërues në Universitetin e Cambridge-it u diskutuan çështjet e shtet-formimit dhe drejtësisë tranzicionale si dhe involvimi i shoqërisë civile.