Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në cilësinë e anëtares së bordit të partnerëve të projektit rajonal ReLOad pjesë e konferencës së parë të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 20-21 Shtator 2018

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në cilësinë e anëtares së bordit të partnerëve të projektit rajonal ReLOad, është duke marrë pjesë në konferencën e parë të Ballkanit Perëndimor e cila po zhvillohet në Shkup.

Ky projekt financohet nga BE dhe implementohet nga UNDP në gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosne dhe Hercegovinë.

   

   

Konferenca ka sjellë së bashku pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të diskutuar sfidat, mundësitë dhe mësimet e nxjerra në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors