Prishtinë, 15 Gusht 2018
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ka pritur në takim z. Bekim Murati, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore të Republikës së Shqipërisë dhe znj. Jolanda Trebicka, Drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Evropë”.
Ky takim për qëllim kishte vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta, me fokus procesin e integrimit evropian në nivelin lokal të vendeve të rajonit, si dhe mundësinë e realizimit të iniciativës së përbashkët për krijimin e forumit rajonal të bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor.