Salzburg, 1 Tetor 2018
Përfaqësuesit nga MAPL po marrin pjesë në Konferencën e 14-të të regjioneve dhe qyteteve Evropiane, e cila po mbahet në Salzburg të Austrisë, nga data 30 Shtator deri me 2 Tetor 2018.
Kjo konferencë i dedikohet çështjeve kryesore lidhur me subsidiaritetin dhe çështjeve tjera evropiane që kanë reflektim në regjionet dhe komunat në Evropë.
Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e BE-së, përfaqësues nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe përfaqësues nga institucionet e shteteve nga Ballkani Perëndimor.