Prishtinë, 26 mars 2019
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ka marrë pjesë në edicionin e 7-të të konferencës “Java e Gruas 2019 – Integriteti në Politikë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), përkrahur nga USAID dhe Zyra e Kryeministrit.
Në cilësinë e panelistës Sekretarja Ukimeraj u është adresuar të pranishmëve me një fjalë rasti lidhur me “Rrugën drejtë Qeverisjes së Mirë”.
Ky edicion ofron një platformë për pjesëmarrësit me qëllim që të shqyrtojnë perceptimet e publikut lidhur me integritetin e proceseve politike në nivel lokal.