Sekretarja Ukimeraj pjesëmarrëse në konferencën për zbatimin e MSA-së

Prishtinë, 16 Tetor 2018

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Rozafa Ukimeraj mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti GAP, ku u prezantua “Raporti për Zbatimin e MSA-së në nivel komunal – të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”.

Sekretarja Ukimeraj ka paraqitur rezultatet pozitive të komunave në drejtim të përmbushjes së obligimeve nga agjenda evropiane.