Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Sekretarja Ukimeraj pjesëmarrëse në takim me kryetarët e komunave të Kosovës, organizuar nga Korpusi i Paqes në Kosovë

Prishtinë, 12 Dhjetor 2018

Në organizim të Korpusit të Paqes në Kosovë dhe mbështetur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është mbajtur takimi me kryetarët e komunave të Kosovës, me ç‘rast janë ndarë informacione në lidhje me dy projekte, përmes të cilave vullnetarë të trajnuar amerikanë vendosen në fshatra dhe komuna, për të ofruar ndihmën e tyre gjatë shërbimit 24 mujor – me fokus në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze si Gjuhë e Huaj (TEFL) dhe Zhvillim Organizativ të Komuniteteve (COD).

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, theksoi se “Bashkëpunimi me Korpusin e Paqes, është një mundësi unike për komunat që të përfitojnë nga puna vullnetare e vullnetarëve të profilizuar dhe me eksperiencë, për të avancuar akoma më shumë komunikimin gjithëpërfshirës në nivelin lokal, e përtej kësaj për të ndikuar në zvogëlimin e dallimeve sociale sa i përket përfshirjes së të rinjve, grave, pensionistëve, apo komuniteteve jo-shumicë.

Diversiteti etnik, gjuhësor dhe kulturor janë vlerat kryesore të komunave tona, prandaj ndërveprimi me vullnetarët e paqes i jep një vlerë të shtuar shoqërisë sonë, duke u inspiruar me shembullin më të mirë të punës së këtyre vullnetarëve se si larg na familjet dhe vendi i tyre, kontribuojnë dhe na japin edhe neve një mundësi më shumë që të avancojmë vlerat më të larta të demokracisë.

Në këtë kontekst, dëshirojmë që komunat t’i vëmë në fokus, duke maksimizuar punën dhe kontributin e vullnetarëve të paqes, të cilët janë vendosur në komuna anë e kënd Kosovës. Përmes tyre, jo vetëm se do të kemi mundësinë të përfitojmë nga eksperienca dhe puna; do të kemi mundësi të rrisim ndër-veprimin midis kulturave të dy vendeve (Kosovës dhe ShBA-ve); të ndajmë vlerat më të larta demokratike që përfaqëson SHBA-ja e posaçërisht të njihemi sa më shumë me kulturën dhe vlerat e diversitetit që sjellë kultura amerikane dhe në këtë mënyrë të inspirohemi për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.

Këtë vit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka formalizuar bashkëpunimin me Korpusin e Paqes në Kosovë, përmes nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit. Përmes memorandumit është bërë e ditur se një numër i caktuar i vullnetarëve do të qëndrojnë nga 24 muaj, secili, duke u angazhuar në shërbim të komunitetit, ku do të ketë shkëmbim të përvojave me pjesëtarët e komunitetit pritës.

Në emër të Korpusit të Paqes në Kosovë, Drejtoresha zj Darlene Grant, falenderoi Komunat për hapësirën dhe mikëpritjen që ju jepet vullnetarëve që japin kontributin e tyre në institucionet lokale dhe komunitetin.

Poashtu, në fjalën e saj të rastit zj Colleen Hyland, zëvendës shefe e misionit, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, konfirmoi mbështetjen e Ambasadës Amerikane për Korpusin e paqes dhe vullnetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors