Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ka pritur në takim “Ambasadoren e Ditës” së Britanisë së Madhe në Prishtinë Erea Blakaj, me ç’rast e uroi dhe e përgëzoi për fitoren e arritur në konkursin e shpallur nga Ambasada e Britanisë në Prishtinë për zgjedhjen e Ambasadorit të Ditës. Poashtu, Sekretarja falënderoi Ambasadorin Britanik për bashkëpunimin dhe përkrahjen.
Me këtë rast, nxënësja Erea Blakaj shprehi falënderimet për mikëpritjen e bërë, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të barabartë gjinor dhe si promovimi i diversitetit ndikon që vendi ynë të bëhet vend më i mirë dhe më i dashur për të gjithë qytetarët.
Ambasadori i Britanisë në Kosovës z. Ruairí O’Connell vlerësoi lart bashkëpunimin me MAPL dhe siguroi MAPL-në për mbështetjen edhe në të ardhmen.