Sekretarja Ukimeraj priti në takim zyrtar delegacionin nga Qeveria e Shqipërisë

Prishtinë, 14 Qershor 2018

Sot, me 14 Qershor 2018, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj ka pritur në takim zyrtar delegacionin nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga znj. Romina Kuko, Zëvendës Ministre e Punëve të Brendshme dhe z. Bekim Murati, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, si dhe z. Valmir Gashi, menaxher operacional nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.

Takimi kishte për qëllim rritjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe shkëmbimin e përvojave, me fokus në procesin e integrimit evropian për nivelin lokal, sistemin e menaxhimit të performancës së shërbimeve komunale dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me vetëqeverisjen lokale.