Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Slobodan Petrovic bisedoi me Shtefan Fylen

Zëvendëskryeministri dhe njëherit  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, u takua me Komisionerin Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle.

Ministri  Petrovic bisedoi me Komisionerin Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, për integrimet evropiane dhe pozitën e komunitetit  serb në Kosovë, komunat e reja  dhe për çështjen e veriut të Kosovës.

Duke biseduar lidhur me  pozitën e komunitetit serb në Kosovë ministri  Petrovic tha se sa i përket zbatimit të procesit të decentralizimit dhe formimit të komunave të reja me shumicë serbe,  gjendja është më e mirë,  por kjo nuk do të thotë se duhet ndalur me kaq, por duhet të punohet ende në avancimin e këtij procesi.

Zëvendëskryeministri dhe Komisioneri Evropian për zgjerim  u pajtuan se duhet sa ma shpejt të zgjidhet çështja e veriut, të sigurohet liria e lëvizjes dhe  qarkullimit të mallrave me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors