Pas përfundimit të procesit të menaxhimit të konkurseve për 55 vende të lira punë për Zyrën Administrative në Veri, në vazhdën e angazhimeve të institucioneve të Kosovës, përkatësisht realizimit të procesit të decentralizmit,
Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit me OJQ- të përfituese përfshijnë shumën prej 4,000.00 deri në 8,000.00 euro, ndërsa kanë për qëllim promovimin e kulturës, nëpërmjet panaireve, aktivizimi i nxënësve të të dy pjesëve të qytetit, organizim garash mes të rinjve në muzikë, aktivitete sportive si dhe aktivitete tjera kulturore.
Gjithashtu projektet përfshijnë edhe programe për promovimin e zhvillimit ekonomik si dhe fushata informimi për qytetarët lidhur me fenomenet negative në shoqëri si droga, prostitucioni etj.
Përzgjedhja e organizatave përfituese është bërë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Ekipi Përgatitor Komunal që Vepron në Veri të Mitrovicës.