Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

SQARIM PUBLIK RRETH TAKIMIT VIRTUAL KOORDINUES ME KRYETARËT E KOMUNAVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR TË DISKUTUAR LIDHUR ME SITUATËN E PANDEMISË COVID – 19, TË ORGANIZAUR NGA MINISTRI I MAPL-së z. ELBERT KRASNIQI DHE MINISTRI I MSH-së z. ARBEN VITIA

04 prill 2021, Prishtinë.

Sot, gjatë paraditës është realizuar takim virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Shëndetësisë. Ky takim u realizua me qëllim që të koordinohen aktivitetet e nivelit qendror me atë lokal në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19.

Pas takimit në media është shpërndarë një lajm i pa verifikuar kinse në këtë takim nuk kanë qenë të ftuar Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL njofton opinion publik se edhe Kryetari z. Imri Ahmeti edhe Drejtori Ekzekutiv z. Sazan Ibrahimi kanë qenë të ftuar në takim dhe mos prezenca e tyre në takim nuk do të thotë që ata nuk janë ftuar. Ju lutem referojuni listës së të ftuarve në këtë takim.

Vlen të theksohet se sa i përket bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës – AKK, ministri z. Elbert Krasniqi është zotuar për thellim të bashkëpunimit ku është siguruar që takimin e parë zyrtarë ta realizojë me Kryetarin e AKK-së z. Imri Ahmeti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors