29 tetor 2021, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, së bashku me Ministrin e Financave, z. Hekuran Murati dhe Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë pritur në takim përfaqësuesit e UN-Habitatit, për të diskutuar për programet e përbashkëta 2022 – 2025 në mes të Ministrive të linjës dhe UN-Habitatit.
Ky program ka për qëllim financimin e projekteve në komuna bazuar në nevojat dhe idetë që dalin nga qytetarët, komunitete, bashkësit lokale etj. Gjithashtu do të ketë fokus të veçantë bashkëpunimin ndërkomunal dhe agjendën e gjelbërt.
Programi bashkëfinancohet nga MAPL, MMPHI dhe UN-HABITAT dhe parashihet të ketë nje vlerë mbi 15 milion euro per 4 vitet e ardhshsme duke mos përfshirë asistencën teknike.