Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, ka organizuar takim të përbashkët me Drejtorë të Administratës Komunale dhe zyrtarë të sekretarive të Kuvendit.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, ka organizuar takim të përbashkët me Drejtorë të Administratës Komunale dhe zyrtarë të sekretarive të Kuvendit. Në këtë takim është diskutuar për, Obligimet e Komunave që ndërlidhen me Planin e Veprimit për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e vizave, si dhe Obligimet Ligjore lidhur me inaugurimin e Kuvendeve të Komunave dhe Kryetarëve të Komunave pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Po ashtu u diskutua për sfidat e evidentuara në terren në disa Komuna sa i përket procesit të riintegrimit, në kuadër të të cilave u përmendën edhe evidentimi i dobët i sistemit elektronik në regjistrimin e rasteve të të kthyerve, mungesa e teknologjisë së nevojshme, efikasiteti jo i mjaftueshëm i zyrtarëve të gjendjes civile në disa Komuna etj.
Në fund janë nxjerrë edhe konkluzionee takimit, ku është vlerësuar se Komunat duhet të ndërmarrin veprime konkrete të cilat ndikojnë në zbatimin e Planit për Liberalizimin
e vizave.