Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti sot në takim përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie.
12 nëntor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti sot në takim përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie.
Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e gjendjes së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në zbatueshmërinë e Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic njoftoi Komisionin Parlamentar rreth procesit të zbatueshmërisë së Ligjit për shërbimin Civil duke thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me qëllim të zbatimit që dalin nga rregulloret për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Publike, si dhe Rregullores për Klasifikimin e vendeve të punës ka formuar dy grupe punuese: Grupin punues për hartimin e Projekt-Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MAPL, si dhe Grupin Punues për Klasifikimin e vendeve të punës së shërbimit civil të MAPL-së.
“Kjo Projekt Rregullore tani më është dërguar në MAP me 16 tetor 2012 dhe po presim përgjigje me qëllim të dërgimit edhe të klasifikimit të vendeve të punës të cilat po ashtu janë të finalizuar konform rregullores për klasifikimin e vendeve të punës” – theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Po ashtu në këtë takim, u theksua se me qëllim të zbatimit të obligimeve që dalin nga Plani i Veprimit për zbatimin e Reformës së Administratës Komunale, të gjitha aktet e emërimit që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil tani më janë finalizuar për të gjithë nëpunësit civil në këtë Ministri.
Në takim, ishin të pranishëm edhe z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm/MAPL, z. Agron Maxhuni, Drejtor i Departamentit Ligjor/MAPL, Nazmi Halimi, Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Personelit/MAPL dhe znj. Blerta Miftari, shefe e Kabinetit/MAPL.