Takim me Koordinatorët dhe zyrtarët e zyrave komunale për kthim dhe komunitete në komuna

Petrovic: “Plani i Kosovës për Decentralizim ka në fokus qytetarin dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për të gjitha komunitetet Rasti i komunave të reja dëshmon se në bashkëpunim me Qeverinë, ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë është një rast i mirë se Vetëqeverisja Lokale në Kosovë ofron mundësi reale të fuqizimit të drejtave të komuniteteve

 ”Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe institucionet tjera relevantë  është mbajtur takimi me Koordinatorët dhe zyrtarët e zyrave komunale për kthim dhe komunitete në komuna.
 
Në këtë takim kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Pertovic, Ministrja për Integrime Evropiane, Znj. Vlora Çitaku, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Radojica Tomic, përfaqësuesi nga Zyra Civile Ndërkombëtare/ICO,  Christopher Rowan si dhe Koordinatorë dhe zyrtarë të zyrave komunale për kthim dhe komunitete nga komunat e Kosovës.

“Kthimi i personave të zhvendosur  në pronat e tyre poashtu përbën një prioritet të lartë për Qeverinë e Kosovës” tha Kryeministri i Kosovës z.  Hashim Thaçi.

Duke theksuar rëndësinë e procesit të kthimit të të zhvendosurve, Kryeministri Thaqi tha se  Kosova mirëpret të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen në Kosovë për të pasur një jetë më të mirë për familjet e tyre. Policia e Kosovës, duke punuar me partnerët ndërkombëtar, është e përkushtuar për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht për ata të cilat janë kthyer kohëve të fundit në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic theksoi se procesi i integrimit të komuniteteve është një ndër proceset më të rëndësishme dhe më komplekse për të cilin Qeveria e Kosovës po punon vazhdimisht dhe me përkushtim.
 
“MAPL ka dëshmuar se aty ku është mundësuar prania fizike dhe komunikimi me komunitet është  arritur t’ua shpjegojmë se Plani i Kosovës për Decentralizim ka në fokus qytetarin dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për të gjitha komuniteteve”

“Rasti i komunave të reja dëshmon se në bashkëpunim me Qeverinë, ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë është  një rast i mirë se Vetëqeverisja Lokale në Kosovë ofron mundësi reale të fuqizimit të  drejtave të komuniteteve”  theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri Petrovic tha se MAPL- ja do të vazhdojë të mbështesë funksionalizimin e Zyrave nëpërmjet vizitave të rregullta në terren, por edhe të përmirësojnë mekanizmat koordinues në nivel qendror me ministritë e linjës të cilët njëherësh janë edhe autoriteti kryesor përgjegjës për të promovuar themelimin e tyre në të gjitha komunat në tërë Kosovën.

Lidhur me rëndësinë e Zyrave për kthim dhe rolin e tyre foli edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane znj. Vlora Çitaku, Ministri për Kthim dhe Komunitete z. Radojica Tomic dhe Zëvendësshefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare,  z. Christopher Rowan.