Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së me datë 31.03.2016 mbajti takimin e përbashkët me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës, Drejtor të Departamenteve Ligjore të Ministrive përkatëse, dhe Kryesuesit e Kolegjiumeve të zyrtareve Komunal. Z. Maxhuni në  fjalën hyrëse  njoftoi se, qëllimi i këtij takimi është prezantimi i Rregullores Nr.01/2016 për shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave. 31 mars 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së me datë 31.03.2016 mbajti takimin e përbashkët me Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës, Drejtor të Departamenteve Ligjore të Ministrive përkatëse, dhe Kryesuesit e Kolegjiumeve të zyrtareve Komunal. Z. Maxhuni në  fjalën hyrëse  njoftoi se, qëllimi i këtij takimi është prezantimi i Rregullores Nr.01/2016 për shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave.

Kjo Rregullore vlen për të gjitha aktet e komunës të cilat nxirren nga Kuvendi i Komunës  dhe Kryetari i Komunës, gjatë ushtrimit të kompetencave vetanake dhe të deleguara të Komunës.

Në këtë takim po ashtu u diskutua se me hyrjen në fuqi të kësaj Rregullore shuhen komisionet sektoriale të cilat kanë ekzistuar deri më tani në kuadër të ministrive përkatëse.

Në fund të takimit janë nxjerrë edhe konkluzionetë cilat ndërlidhen me pikat e diskutimit, në theks të veçantë u potencua se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, konkretisht Departamentin Ligjor dhe Monitorim të Komunave, në vazhdimësi do të jetë në përkrahje të komunave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors