Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me Zyrtarët Ligjor të Komunave “Cilësia e Hartimit të Akteve Komunale”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave dhe e mbështetur nga OSBE-ja, organizoi  takimin me zyrtarët ligjorë të komunave…

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave dhe e mbështetur nga OSBE-ja, organizoi  takimin me zyrtarët ligjorë të komunave ku janw diskutuar  pika tw rwndishme, lidhur me cilësinë e hartimit të akteve komunale.

Qëllimi i realizimit të takimit me zyrtarët ligjor të komunave, ishte këshillimi i përbashkët dhe diskutimi, lidhur me ngritjen e cilësisë së akteve të komunave, aktiviteteve të realizuara në vitin 2011 dhe rekomandimet që kanë pjesëmarrësit për vitin 2012.

Fillimisht u mbajtën disa prezantime nga përfaqësues të MAPL-së dhe OSBE-së, lidhur me Cilësinë e Hartimit të Akteve Komunale dhe Raportet e Monitorimit të Komunave gjatë vitit 2011, ku pjesëmarrësit patën mundësinë e ndërhyrjes në çdo moment dhe të diskutojnë rreth pikave më rendësi të zbatimit në praktikë.

Në fund të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan lartë idenë dhe qëllimin e realizimit të takimit, duke u shprehur optimistë edhe për realizimin e rekomandimeve në vitin 2012.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors