Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim me zyrtarët ligjor të komunave dhe zyrtarët komunal për integrime evropiane

Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSCE-në organizuan takimin e dytë me zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët ligjor në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës për të diskutuar lidhur me profilin e komunave, udhëzuesin për menaxhimin e pronës komunale, si dhe koordinimin e politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave. 25 nëntor 2015, Prishtinë

Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSCE-në organizuan takimin e dytë me zyrtarët komunal për integrime evropiane dhe zyrtarët ligjor në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës për të diskutuar lidhur me profilin e komunave, udhëzuesin për menaxhimin e pronës komunale, si dhe koordinimin e politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave.

Në takimin e organizuar nga MAPL dhe OSBE  morën pjesë zyrtarë komunal për integrime evropiane dhe ligjor nga komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Graçanicë, Mitrovicë, Mitrovicë e Veriut, Vushtrri, Drenas, Skenderaj, Podujevë, Fushë Kosova, Obiliq, Lipjan dhe Novobërdë.

Në takimin me zyrtarët e komunave fillimisht u diskutua për profilin e komunave dhe për Udhëzuesin për menaxhimin e pronës, dokumente të cilat janë përgatitur nga MAPL-ja dhe të cilat pritet të publikohen gjatë fillimit të vitit të ardhshëm. Po ashtu, pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe koordinimi i politikave ndërmjet MAPL-së dhe komunave.

Diskutim më i gjerë nga pjesëmarrësit ishte për çështjet pronësore të komunave dhe problemet me të cilat po ballafaqohen komunat në këtë fushë. Nga përfaqësuesit e MAPL-së u theksua se Udhëzuesi për menaxhimin e pronës ka për qëllim t’i ndihmojë komunat në shumë çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e pronës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors