Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim pune me Shefat/Zyrtarët ligjor të komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe përkrahje të OSBE, ka organizuar takim të përbashkët me Kolegjiumin e Zyrtarëve Ligjor të Komunave të Republikes së Kosovës

14 nëntor 2013, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, nëbashkëpunim me Asociacionin e KomunavetëKosovësdhe përkrahjetë OSBE, ka organizuar takim të përbashkët me Kolegjiumin e Zyrtarëve Ligjor të Komunave të Republikes së Kosovës, ku janë diskutuar, ligjet dhe rregulloret të cilat ndërlidhen me vetëqeverisjesn locale dhe obligimet e komunave new zbatimin e tyre përfshirë:

–    Identifikimin e obligimeve ligjore të komunave që derivojnë nga ligjet e miratuara dhe fuqizuara new vitin 2013, përfshirë, Ligjin për regjistrimin e bujqesisë; Ligjin për  Ujërat e Kosovës; Ligjinpër Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ”Shota“ dhe për Ansamblet e tjera; Ligjin për  Zonat Ekonomike; Ligjin për  Shëndetësinë; Ligjin për Planifikim Hapësinor; LigjinNr.04/l-194 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/l-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.03/l-221 dhe nr.04/l-116; Ligjin për Transportin Rrugor.
–    Rregulloren QRK Nr. 23/2013 Për Prcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës;Rregulloren për procedurën e hartimit dhe publikimit të akteve të komunave, si dhe Rregulloren për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal e Qeverisë dhe MAPL-së që obligojnë komunat,obligimet ligjore të komunave që derivojnë nga ligjet sektoriale për vitin 2013;

Pashtu në këtë takim është prezantuar edhe lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave dhe publikimin e tyre, si dhe inventarizimin e akteve të komunave duke specifikuar edhe komunat të cilat nuk i  kanë të përkthyera këto akte në gjuhë zyrtare në komunë.

Në fund janë nxjerrë edhe konkluzionete takimit të cilat ndërlidhen me pikat e diskutimit, në theks të veçantëështë vlerësuar nga gjithë të pranishmit se roli i zyrave/zyrtarëve ligjor në komuna në zhvillimin cilësor të akteve komunale dhe zbatimin efikas të tyre është shumë i rëndësishëm.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors