Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i dytë i grupit punues ndërministror për Koncept – Dokumentin e Akademisë për Vetëqeverisje Lokale

Me datë 4 tetor 2016 është mbajtur takimi i dytë i grupit punues ndërministror për hartimin e Koncept – Dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale. Ky takim është kryesuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në përbërje të përfaqësuesve të tjerë të institucioneve, si: Ministria e Financave, Ministria e Administratës Publike, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Instituti GAP. 4 tetor 2016, Prishtinë

Me datë 4 tetor 2016 është mbajtur takimi i dytë i grupit punues ndërministror për hartimin e Koncept – Dokumentit për Akademinë për Vetëqeverisje Lokale. Ky takim është kryesuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në përbërje të përfaqësuesve të tjerë të institucioneve, si: Ministria e Financave, Ministria e Administratës Publike, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Instituti GAP.

Në këtë takim u prezantua drafti fillestar i Koncept – Dokumentit për Akademinë  për Vetëqeverisje Lokale dhe ecuria e deri tanishme e zhvillimit të koncept dokumentit. Gjatë takimit, u zhvilluan diskutime dhe u shprehen opinionet e ndryshme rreth opsioneve të paraqitura në koncept-dokument. Në draftin e parë janë vendosur 3 opsione të cilat theksojnë nevojën për ndryshimet në sistemin e ngritjes së kapaciteteve të shërbyesve civil në nivel lokal dhe stafit politik. Dy alternativat kryesore në këtë takim që u diskutuan janë:

1. Themelimi i Akademisë për Vetëqeverisje Lokale si pjesë e IKAP-it dhe
2. Themelimi i Akademisë si institucion i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ky i fundit ishte opsioni më i përkrahur nga pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit punues, derisa nuk ka gjetur mbështetjen e IKAP-it dhe institutit GAP.

Koncept-Dokumenti për Akademinë parashihet në fund të muajit tetor të kaloj për diskutim paraprak në të gjitha ministritë e linjës, si dhe në konsultim publik me shoqërinë civile.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors