Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

TAKIMI I DYTË I GRUPIT PUNUES PËR HARTIMIN E PROJEKTLIGJIT PËR KUFIJTË ADMINISTRATIV TË KOMUNAVE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 5 tetor 2016, ka mbajtur takim e dytë të Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për kufijtë administrativ të komunave. Në këtë takim morën pjese përfaqësuesit nga MAPL-ja, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Agjencioni i Statistikave Kosovës. 5 tetor 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 5 tetor 2016, ka mbajtur takim e dytë të Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për kufijtë administrativ të komunave. Në këtë takim morën pjese përfaqësuesit nga MAPL-ja, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Agjencioni i Statistikave Kosovës.

Takimin e hapi  znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit, në cilësinë e Kryesueses së Grupit Punues, e cili sqaroi para anëtarëve të Grupit Punues se kemi adresuar kërkesë te Zyra e Kryeministrit për shtyrjen e afatit për finalizimin e këtij Projektligji ngase afati ka qenë i shkurtë, dhe se kemi marr aprovimin për shtyrje. Grupi punues  në këtë takim shqyrtoje Projektligjit nen për nen, anëtarët patën mundësinë të japin komentet e tyre. Ishte kërkesë e Grupit Punues që të bëhet një Analizë paraprake  për të rishikuar funksionimin e  komunave aktuale, qëndrueshmërinë e tyre financiare dhe të hulumtohen praktikat e vendeve të rajonit dhe evropiane në aspektin e kritereve për themelimin e komunave. Takimi ishte konstruktiv dhe Grupi Punues do të vazhdojë punën e tij deri ne finalizimin e këtij projekt-ligji konform agjendës legjislative të Qeverisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors