Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në planin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2016 do të hartoj koncept dokumentin për zhvillim ekonomik lokal. 6 maj 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bazuar në planin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2016 do të hartoj koncept dokumentin për zhvillim ekonomik lokal. Me datën 06.05.2016 MAPL mbajti takimin e parë të grupit punues në të cilin takim u prezantua një pasqyrë e përgjithshme e gjendjes aktuale e zhvillimit ekonomik lokal. Me pastaj u zhvilluar një diskutim konstruktiv me anëtarët e grupit punues.
Grupi punues do të vazhdojë punën e tij edhe në takimet e tjera sipas planit dhe agjendës.