Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i Grupit Punues për Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka mbajtur takimin e  Grupit Punues, për të diskutuar draftin fillestar të Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën. Në takim morën pjesë përfaqësues nga MAPL-ja, Komuna e Prishtinës, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale si dhe përfaqësues dhe ekspert nga Projekti Demos.

17 gusht 2016, Prishtinë,

Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, në cilësinë e Kryesueses së Grupit Punues, duke prezantuar ecurinë e hartimit të këtij Drafti fillestar të Projektligjit për Prishtinën i cili po hartohet pas aprovimit nga Qeveria të Koncept Dokumentit për Kryeqytetin e Republikës se Kosovës/Prishtinën. Ky ligj ka bazën ligjore  në  Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pastaj drafti u diskutua nga të pranishmit ku u diskutuan çështjet kyçe për rregullimin dhe organizimin e Kryeqytetit siç janë: statusi i Kryeqytetit, organet e Kryeqytetit, kompetencat e  Kryeqytetit, organizimi i distrikteve  dhe  financat e Kryeqytetit. Të pranishmit u pajtuan që do të punohet ngushtë në mes grupit dhe do të diskutohet dhe me akter tjerë që të hartohet një ligj i zbatueshëm duke u zgjidhur shumë çështje problematike me të cilat përballet Prishtina si Kryeqytet i Republikës së Kosovës.
 
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors