Prishtinë, 3 qershor 2019
Ambasadori norvegjez Per Strand Sjastad bëri një vizitë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe u takua me ministren Adrijana Hodžić të cilët vazhdojnë bashkëpunimin për të cilin në të kaluarën kanë hedhur një themel të mire kur ministrja Hoxhiq ishte një nga udhëheqëset në komunën e Mitrovicës së veriut.
Në takim janë diskutuar aktivitetet e ministrisë, bashkëpunimi dhe situata aktuale në Kosovë.
Ambasada norvegjeze në Kosovë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë pasur bashkëpunim shumë të mirë gjatë gjithë këtyre viteve, përfunduan bashkëbiseduesit duke theksuar se një praktikë e tillë do të vazhdojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.