Takimi i parë i grupit punues

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z Slobodan Petrovic sot kryesoi takimin e parë të grupit punues.

25 prill 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z Slobodan Petrovic sot kryesoi takimin e parë të grupit punues.

“E dini se përqindja e papunësisë në Kosovë është rreth 45% dhe kjo përfshin përfshinë të rinjtë dhe atë kryesisht femra. Kosova e cila dëshiron të avancohet dhe të ndërtoj rrugën e saj duhet që ta shikojë plotësisht këtë çështje. Ligji thotë se duhet inkurajuar pjesëtarët e komunitetit pakicë dhe se ata duhet të përbëjnë  10% të të punësuarve  në institucionet qendrore”, ka thënë Zëvendëskryeministri  Petrovic.

“Ky grup duhet të jap udhëzime për diçka të tillë. Duhet të forcojë komunikimin e komuniteteve, duhet të rris nivelin e punësimit dhe  të ndihmojë  të rinjtë të mos e  lënë Kosovën në kërkim të ndonjë oferte më të mirë, por të qëndrojnë në Kosovë dhe të ndihmojnë këtë shoqëri”, theksoi  në fjalimin  e tij, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.

Në takimin e parë të grupit punues  është bërë prezantimi i draftit të dokumentit strategjik  për politikën e punësimit të komunitetit jo shumicë, ku të pranishëm ishin Ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtic, përfaqësues të Ambasadave, OSBE-së, UNDP-së, PTK-së, KEDS dhe medie.