Takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e koncept – dokumentit për menaxhimin e pronës komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 8 qershor 2016, ka mbajtur takimin e Grupit Punues për hartimin e Koncept – dokumentit për menaxhimin e pronës komunale. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave te Kosovës , Agjencia Kosovare Privatizimit, Ministria e Drejtësisë , Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Financave. 9 qershor 2016

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 8 qershor 2016, ka mbajtur takimin e Grupit Punues për hartimin e Koncept- dokumentit për menaxhimin e pronës komunale. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave te Kosovës, Agjencia Kosovare Privatizimit , Ministria e Drejtësisë , Agjencioni Kadastral i Kosovës dhe Ministria e Financave.

Takimin e hapi  znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-ë, e cili theksoi se në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prioriteteve te ministrisë është paraparë të hartohet Koncept dokumenti për menaxhimin e pronës komunale i cili ka për qëllim që të ndërrojë politikat aktuale  dhe provizionet ligjore që kanë të bëjnë me dhënien në shfrytëzim te pronës komunale. Në këtë takim u prezantua draft i parë i  koncept dokumentit dhe sfidat aktuale në menaxhimin e pronës komunale. Diskutimi ishte konstruktiv dhe kishte një pajtim të përgjithshëm që ky koncept dokument të zhvillohet tutje dhe konform ndryshimeve që janë duke u bërë edhe në legjislacionin tjetër që ka të bëjë me pronat dhe të drejtat pronësore në përgjithësi.