TAKIMI I PARË I GRUPIT PUNUES PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR PROJEKTLIGJIN PËR KUFIJTË ADMINISTRATIV TË KOMUNAVE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 24 tetor 2016, ka mbajtur takim e parë të Grupit Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Projektligjin për kufijtë administrativ të komunave. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit nga MAPL-ja, Agjencioni i Statistikave të Kosovës dhe Agjencioni Kadastral i Kosovës. 24 tetor 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 24 tetor 2016, ka mbajtur takim e parë të Grupit Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Projektligjin për kufijtë administrativ të komunave. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit nga MAPL-ja, Agjencioni i Statistikave të Kosovës dhe Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, U.D e Udhëheqëses se  Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, në cilësinë e Kryesueses së Grupit Punues, e cila njoftoi anëtarët e Grupit punues për procesin e hartimit të Koncept dokumentin për ligjin për kufijtë administrativ të komunave. Hartimi i këtij Koncept dokumenti  është paraparë edhe në Listën e koncept dokumenteve të Sekretariatit Koordinues të Qeverisë. Grupi punues  do ta hartoj një draft fillestar me opsionet që kërkohen,  kërkoj nga anëtarët të japin komentet e tyre secili konform institucionit që përfaqëson.

Takimi i grupit punues ishte konstruktiv dhe do të vazhdojë punën e tij deri ne finalizimin e këtij koncept dokumentit sipas procedurave ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.