Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në dhe ministritë e linjës kanë realizuar takimin e përbashkët lidhur me “Vlerësimin e zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit Programatik për vitin 2016, si dhe prezantimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017”. 16 nëntor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në dhe ministritë e linjës kanë realizuar takimin e përbashkët lidhur me “Vlerësimin e zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit Programatik për vitin 2016, si dhe prezantimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017”.
Takimi kishte për qëllim vlerësimin e zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2016, si dhe prezantimin e aktiviteteve për vitin 2017 nga ana e departamenteve të MAPL-së dhe seksioneve të OSBE-së, në përputhje me objektivat e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, si dhe objektivave strategjike të Misionit të OSBE-së që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj duke i falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, theksoi se bashkëpunimi me OSBE-në ka qenë i frytshëm në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2016, ndërkaq planifikimi dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2017 konsiderohet jetik me qëllim që këto aktivitete të realizohen sa më mirë duke i përfshirë në proces të drejtpërdrejtë edhe ministritë e linjës, ngase Strategjia për Vetëqeverisje Lokale është strategji multi-sektoriale dhe një pjesë të aktiviteteve bien në përgjegjësinë e tyre.
MAPL dhe OSBE u pajtuan që aktivitetet e planifikuara të fillojnë së zbatuari nga fillimi i vitit 2017.