Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi ndërministror me drejtorët e departamenteve ligjore me ministritë e linjës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën, 23 mars 2017 ka organizuar takimin e përbashkët ndërministror me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive  të Linjës, lidhur me  zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave me mbështetje te OSBE-Seksioni për Demokratizim. 24 mars 2017, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën, 23 mars 2017 ka organizuar takimin e përbashkët ndërministror me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive  të Linjës, lidhur me  zbatimin e Rregullores (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave me mbështetje te OSBE-Seksioni për Demokratizim.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga MF, MMPH, MPMS, MAP, MKK, MPB, MASHT, MTI, MBPZHR dhe MZHE.

Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në DLMK në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në cilësinë e kryesueses ajo i njoftoi  pjesëmarrësit lidhur me procedurat dhe koordinimin  që MAPL-ja është duke bërë me ministritë e linjës për shqyrtimin e akteve të komunave.

Pjesëmarrësit e të gjitha ministrive të linjës diskutuan bashkërisht për avancimin e formës së komunikimit dhe vendosjes së një sistemi efikas sa i përket vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të komunave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors