Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me datë 20 shtator 2016 në kuadër të agjendës legjislative për vitin 2016 ka mbajtur takimin për të diskutuar lidhur me draftin final të Projekt Rregullores për procedurën e hartimit dhe publikimin e akteve të Komunës. Në takim morën pjesë përfaqësues nga MAPL, ZKM si dhe zyrtar ligjor dhe zyrtar të Sekretarive të Komunave, po ashtu e pranishme ishte edhe përfaqësuesja nga OSCE të cilët kanë mbështetur organizimin e këtij takimi. 20 shtator 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me datë 20 shtator 2016 në kuadër të agjendës legjislative për vitin 2016 ka mbajtur takimin për të diskutuar lidhur me draftin final të Projekt Rregullores për procedurën e hartimit dhe publikimin e akteve të Komunës. Në takim morën pjesë përfaqësues nga MAPL, ZKM si dhe zyrtar ligjor dhe zyrtar të Sekretarive të Komunave, po ashtu e pranishme ishte edhe përfaqësuesja nga OSCE të cilët kanë mbështetur organizimin e këtij takimi.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, e cila fillimisht falënderoj të pranishmit dhe shtoj se kjo Projekt-Rregullore është hartuar ne bazë të Planit Legjislativ të MAPL-sëpër vitin 2016, e cila është mjaft e rëndësishme dhe po ashtu theksoj se kjo Rregullore do të harmonizohet me Ligjin për aktet normative i cili është ne fazën e finalizimit nga Zyra e Kryeministrit sapo të miratohet, pasi është ende në proces. Para të pranishmeve u prezantua Projekt-Rregullorja, u dhanë komente dhe sugjerime nga të pranishmit te cilat do inkorporohen ne draftin e fundit te kësaj Projekt-rregullore dhe me pas e njëjta do te hyje ne fuqi.