Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimin me Koordinatorët për performancën komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë të Komunave më datën 18 Dhjetor 2014  ka organizuar takim me Koordinatorët për perfromancë komunale, në takim kanë marrë pjesë gjithsej  32 pjesëmarrës, 24 nga pjesëmarrësit ishin  Koordinator komunal për performancë. 19 dhjetor 2014

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë të Komunave më datën 18 Dhjetor 2014  ka organizuar takim me Koordinatorët për perfromancë komunale, në takim kanë marrë pjesë gjithsej  32 pjesëmarrës, 24 nga pjesëmarrësit ishin  Koordinator komunal për performancë.

Në takim është diskutuar procesi i vendosjes së Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale, obligimet e palëve në proces të cilat janë specifikuar në Rregulloren 02/2013 për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale, e cila i mban përgjegjës për zbatim komunat dhe ekskluzivisht Kryetarët e Komunave të Republikëssë Kosovës.

Po ashtu në takim është biseduar bashkëpunimi i mirë me komunat dhe intensifikimi i veprimeve për raportimin e të dhënave për vitin 2014  në këtë sistem me qëllim që të raportohen të dhëna të besueshme që paraqesin gjendjen reale të ofrimit të shërbimeve për qytetarë nga ana e komunave.

Rëndësi e veçantë në këtë takim ju kushtua verifikimit të dhënave dhe raportimit me kohë  ashtu siç  përcaktohet me rregulloren 02/2013 për  SMPSHK- në.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors