Task Forca e Përbashkët për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Shqipëri u takuan dje në Prishtinë

Kjo ngjarje është vazhdimësi e takimeve të Task Forcës së Përbashkët (TFP) të mbajtura në tetor të këtij viti në Tiranë, ku TFP filloi punën lidhur me programimin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për periudhën 2014-2020, e referuar gjithashtu si IPA II. Kjo ngjarje është vazhdimësi e takimeve të Task Forcës së Përbashkët (TFP) të mbajtura në tetor të këtij viti në Tiranë, ku TFP filloi punën lidhur me programimin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për periudhën 2014-2020, e referuar gjithashtu si IPA II.

Në takimin e dytë të mbajtur dje në MAPL në Prishtinë, temë e diskutimit ishte drafti i parë i dokumentit të Programimit IPA II për periudhën 2014-2020. Dokumenti, i cili është i bazuar në tri prioritete tematike të përzgjedhura, u shqyrtua në aspektin e objektivave të tij specifike, rezultatet që duhet të arrihen dhe aktivitetet e ndërlidhura. Në lidhje me këto çështje, përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova u fokusuan posaçërisht në indikatorët dhe përcaktuan se çka saktësisht duhet të arrihet në terma të matshëm dhe cilat aktivitete konkretisht kontribuojnë në këto rezultate të matshme.

Tri prioritetet tematike që u diskutuan në takim ishin: Nxitja e turizmit plus trashëgimia kulturore dhe trashëgimia natyrore; Mbrojtja e mjedisit, promovimi i adaptimit dhe lehtësirave ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi i rrezikut; dhe menaxhimi dhe Investimi në rini, edukimi dhe aftësimi.

Takimi u mbyll me një marrëveshje mbi hapat e ardhshëm që do të caktohen me qëllim të finalizimit të dokumentit të programimit.