Prishtinë, 9 Korrik 2018
I nderuari Kryetar i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj,
E nderuara familje Sadikaj,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik të humbjes së jetëve të 5 anëtarëve të familjes Sadikaj. Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit, më lejoni që në emrin tim dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju personalisht, familjen Sadikaj për humbjen e më të dashurve të tyre dhe gjithë qytetarëve të vendit.
Duke u bashkuar me dhimbjen Tuaj,
Sinqerisht,
Ivan Todosijevic, Ministër i MAPL-së në dorëheqje