Bashkëpunimi i deritanishëm në mes të MAPL-së dhe UNDP-së ka qenë i një niveli shumë të lartë dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, është thënë në takimin e sotëm i cili është mbajtur me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic dhe Kryeshefit të UNDP-së Andrew Russell.
„UNDP përmes realizimit të shumë projekteve i ka kontribuar popullatës për krijimin e kushteve jetësore sa më të mira, kualitative”, ka thënë Ministri Todosijevic gjatë bisedës me z. Russell.
Në fund të mbledhjes z. Todosijevic dhe z. Russell kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira.