Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Todosijevic ka vizituar Komunën e Kllokotit – Vërbovc

14 shkurt 2018, Prishtinë

Sot, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ivan Todosijevic, ka vizituar Komunën e Kllokotit me ç’rast është takuar me Kryetarin e Komunës së Kllokotit – Vërbovc, z. Bozidar Dejanovic.

Ministri Todosijevic së pari i ka uruar fat Kryetarit të ri të Komunës, duke cekur se prioritet për të janë qytetarët e kësaj Komune dhe që sa më shumë vëmendje t’i kushtohet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, duke theksuar se MAPL-ja sikur deri më tani me kapacitet të plotë në përputhje me mundësitë e saj do të përkrah këtë Komunë.

Kryetari i Komunës së Kllokotit – Vërbovc, z. Dejanovic ka falënderuar Ministrin Todosijevic për vizitën dhe shkurtimisht e ka informuar për punën në Komunë, problemet me të cilat ballafaqohet Komuna si dhe për planet dhe idetë të cilat Komuna në të ardhmen mund t’i realizojë në mënyrë që të kontribuoj në jetën e qytetarëve.

Ministri së bashku me Kryetarin e Komunës ka vizituar Shtëpinë e Kulturës në Kllokot dhe qendrën e fshatit Vërbovc, ku MAPL-ja do të financoj projektin për rregullimin e qendrës së fshatit.’’

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors