Todosijevic me përfaqësuesit e  Bankës Botërore lidhur me projektin për rini

2  nëntor 2018, Prishtinë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic u takua me përfaqësuesit e Bankës Botërore ku diskutuan për projektin i cili do të realizohet  në dhjetë komuna të Kosovës me qëllim të përfshirjes së të rinjve nga mosha 15-29 vjeçare në aspektin e perspektivave socio-ekonomike.

Ministri Todosijevic theksoi se Ministria është në fazën e përgatitjes së materialeve të projektit lidhur me  investimin e Bankës Botërore për rini në 10 komuna dhe ky projekt është në një fazë intensive të përgatitjes dhe brenda afatit kohor.

Ky është një pilot projekt dhe vlera financiare e projektit është  rreth  2.8 mil. Kohëzgjatja e projektit është  prej 2019 deri në 2021. Fondet janë nga Fondi Japonez për Zhvillim Social (JSDF – Japan Social Development Fond) dhe projekti realizohet nga MAPL.