Todosijevic me përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur në Prishtinë

 

23 Gusht 2018, Prishtinë

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në bashkëpunim dhe mbështetje të Ambasadës Zvicerane në Kosovë në kuadër të projektit ” Mbështetje për shoqatat e familjeve me persona   të zhdukur në Kosovë për themelimin e të drejtave të familjeve të zhdukura ” ka organizuar takime me komunat në Kosovë, ku kanë bërë vlerësimin e gjendjes së kapaciteteve në komuna për zyrtarët të cilët merren me çështjet e personave të zhdukur. Me këtë rast, koordinatorët e qendrës burimore multi-etnike Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunovic sot janë takuar me Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal  Ivan Todosijevic për të biseduar dhe konsultuar për gjendjen që e kanë vërejtur në terren.

Përfaqësuesit e kësaj qendre kanë kërkuar ndihmë për një qasje sa më të lehtë tek familjet me persona të zhdukur  nga institucionet lokale për ushtrimin e të drejtave të tyre  me theks tek familjet serbe që janë të zhvendosura. Ministri Todosijevic ka theksuar se çështja e personave të zhdukur është një çështje shumë e ndjeshme dhe e dhimbshme jo vetëm për familjet e personave të zhdukur por për tërë shoqërinë.  Todosijevic ka theksuar mbështetjen e Ministrisë në krye të së cilës është, dhe u ka bërë thirrje të gjithë  zyrtarëve por edhe Institucioneve që merren me këtë çështje që të jenë në nivel sa më profesional  të punojnë me shumë kujdes dhe përkushtim.

Fati i të zhdukurve mund të zgjidhet vetëm me punë të përbashkët dhe angazhim të të gjitha institucioneve dhe individëve, u tha në takim.