Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, është takuar sot me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, Ambasadën Amerikane, Komunën e Mitrovicës Veriore dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicë, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për problemin e paraqitur me furnizimin me ujë të pijshëm në veri të Kosovës. Problemi është shfaqur si pasojë e borxheve të Ujësjellësit Rajonal për energji elektrike, klor dhe elemente tjera për pastrimin e ujit. 25 mај 2017, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, është takuar sot me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së, Ambasadën Amerikane, Komunën e Mitrovicës Veriore dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicë, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për problemin e paraqitur me furnizimin me ujë të pijshëm në veri të Kosovës. Problemi është shfaqur si pasojë e borxheve të Ujësjellësit Rajonal për energji elektrike, klor dhe elemente tjera për pastrimin e ujit.
Të gjithë të pranishmit u dakorduan se është më se e rëndësishme për qytetarët në veri të Kosovës që periudha për pagesën e borxheve të prolongohet dhe të gjendet një zgjidhje adekuate për vendosjen e pagesës së rregullt të faturave.