Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, ka pritur në kabinetin e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lartmadhërinë e tij, Greg Delawie. Në takim është biseduar për pozitën e minoriteteve, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale. 12 tetor 2017, Prishtinë
Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, ka pritur në kabinetin e tij ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lartmadhërinë e tij, Greg Delawie. Në takim është biseduar për pozitën e minoriteteve, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, si dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Z.Todosijevic, edhe një herë ka theksuar si prioritet formimin e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjet të cilat ende nuk janë zbatuar plotësisht.
Përveç procesit të privatizimit në mjediset me shumicë serbe dhe kthimit të zhvendosurve, z. Todosijevic dhe z. Delawie, kanë biseduar edhe për zhvillimin ekonomik, si në mjediset me shumicë serbe, e po ashtu edhe në mjediset tjera, si dhe nevojave të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme sa i përket çështjes së pasurisë shoqërore dhe bazës për investime në vetëqeverisjen lokale.