Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Todosijevic në takimin konsultativ me Kryetarë 

31 Tetor 2018

Sot është mbajtur takimi konsultativ me Kryetarë të Komunave në prani të Ministritë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic dhe Kryeministrit,  Ramush Haradinaj.

Pas mirëseardhjes Todosijevic ka theksuar se këto takime konsultative kanë efektin e tyre për një zgjidhje më të lehtë të problemeve të menaxhimit si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror.

“Në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë, jemi përfshirë në zbatimin e 21 aktiviteteve të ndërlidhura me prioritetet strategjike të Qeverisë, dhe 46 aktiviteteve në kuadër të prioriteteve sektoriale. Të gjitha aktivitetet e realizuara deri tani janë brenda afateve kohore të planifikuara.  Në vitin 2019, fokus tjetër do jete edhe financimi i projekteve kapitale për zhvillim të qëndrueshëm komunal. Kështu në Planin e Punës  janë paraparë 7 milion euro nga programi “Dritarja për investime komunale’’. Po ashtu do të ketë 700 mijë euro të ndara për komuna për programet e banimit social, si dhe 500 mijë për zhvillim socio-ekonomik lokal. Jemi në rrugë të mirë të zhvillimit të platformave elektronike të cilat rrisin transparencën komunale dhe përmirësojnë efikasitetin në ofrimin e shërbimeve administrative.  Vitin e ardhshëm është planifikuar zgjerimi i sistemit elektronik për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve komunale me ministritë e linjës, që do të përmirësoj efikasitetin në kthimin e përgjigjeve me kohë për komuna, ka theksuar në fjalimin e tij Ministri  Todosijevic.”

Në takim gjithashtu janë paraqitur edhe disa aktivitete tjera të cilat do të realizohen në vitin  2019 me qëllim të forcimit të kapaciteteve të komunave.

“Shpresoj që edhe ky takim do të shërbejë për të  forcuar bashkëpunimin  në mes të organeve qendrore dhe lokale me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për vitin  2019 dhe të  sigurojmë përmbushjen e obligimeve ligjore për të arritur suksese të përbashkëta në interes të përgjithshëm, ka përfunduar fjalimin Ministri  Todosijevic .“

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors