Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Todosijevic viziton Komunën e Novobërdës

20 mars 2018, Prishtinë

Sot, Ministri Todosijevic vizitoi Komunën e Novobërdës. Me këtë rast, Todosijevic u takua me kryetarin e Komunës, Svetislav Ivanovic, ku diskutuan gjendjen aktuale të sigurisë dhe problemet me të cilat po ballafaqohen  qytetarët e kësaj komune.

Ministri Todosijevic dhe kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic, nënshkruan një Marrëveshje të Mirëkuptimin për financimin e përbashkët të projektit “Ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimit publik në Draganci”.

Ministria ka ndarë një buxhet të caktuar për këtë projekt, dhe kështu vazhdon mbështetja jonë për Komunën e Novobërdës me qëllim që të kontribuojë në një farë mënyre për zhvillimin e komunës dhe qytetarëve për një jetë më mirë, tha Ministri Todosijevic.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Todosijevic dhe Ivanovic, vizituan Kuzhinën Kombëtare në Prekovac dhe u takuan me presidenten e organizatës bamirëse “Nëna e nëntë  Jugoviqëve”, znj. Svetlana Stevic.

Pas kësaj, ata vizituan Manastirin e Dragancit dhe kanë shfrytëzuar rastin për të folur me Arhimandritin  Ilarion. Ata gjithashtu vizituan vendin ku do të kryhet ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi publik.

Ministri Todosijevic theksoi se ministria, në përputhje me mundësitë e saj, do të përpiqet të ndihmojë komunat si përmes projekteve kapitale ashtu edhe përmes komunikimit të vazhdueshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors