Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL në bashkëpunim me USAID/AKT, organizuan trajnimin e radhës me zyrtarët komunal për integrime evropiane. Qëllimi i këtij trajnimi ishte prezantimi i Sistemit të Integruar të Raportimit për komunat, me fokus zyrtarët komunal për integrime evropiane. Prishtinë, 2016
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL në bashkëpunim me USAID/AKT, organizuan trajnimin e radhës me zyrtarët komunal për integrime evropiane. Qëllimi i këtij trajnimi ishte prezantimi i Sistemit të Integruar të Raportimit për komunat, me fokus zyrtarët komunal për integrime evropiane.
Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie patën rastin të përfitojnë njohuri shtesë mbi koordinimin e politikave në institucione, me të cilën temë u prezantua moduli përkatës nga z. Diellor Gashi (Udhëheqës i DKP) dhe sistemin e integruar të raportimit të komunave për MAPL-së në fushën e integrimeve evropiane, për të cilën temë modulin përkatës e prezantoi z.Shkëlqim Jakupi (u.d. Udhëheqës i DIE)
Gjatë takimit ka prezantuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, e cila duke falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm të komunave, respektivisht zyrtarëve komunal për integrime evropiane, konfirmoj para tyre vazhdimin e përkrhajes së komunave dhe këtyre zyrtarëve në forma të ndryshme. Gjithashtu, nga ky takim u konludua se një koordinim më i mirë i politikave në nivel lokal dhe një sistem i integruar i raportimit do të lehtësonte punën edhe për komunat edhe për MAPL-në duke siguruar këshut të dhëna më të sakta dhe raporte më cilësore.