Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnim njëditor organizuar nga GIZ dhe MAPL

Me datë 02 korrik 2014, u mbajt trajnimi 1 ditor me temë: “Bashkimi Evropian dhe Procesi i Integrimit Evropian" organizuar nga GIZ në bashkëpunim me MAPL. 04 korrik 2014

Me datë 02 korrik 2014, u mbajt trajnimi 1 ditor me temë: “Bashkimi Evropian dhe Procesi i Integrimit Evropian" organizuar nga GIZ në bashkëpunim me MAPL.

Të pranishëm në trajnim ishin përfaqësues nga GIZ, Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane, OJQ-të dhe zyrtarë nga MAPL.
Hapjen e trajnimit e bëri znj. Rozafa Ukimeraj – Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave e pati fjalën hyrëse dhe ju uroj mirëseardhje të pranishmëve duke vënë theksin në rëndësinë e procesit të integrimeve evropiane për nivelin komunal, në relacion me bashkëpunimin e mirëfilltë me MAPL.
Gjithashtu fjalën e rastit e pati dhe znj. Kristin Nawrath nga GIZ, duke falënderuar për bashkëpunimin  e mirëfilltë me institucionet e nivelit qendror dhe atë lokal. 

Ajo po ashtu bëri një përmbledhje të shkurtër për projektin e  GIZ-it si dhe theksoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një bashkëpunim i ngushtë në këtë fushë. Nga ky trajnim përfituan: komuna e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Mitrovica Jugore, Mitrovica Veriore, Skenderaj, Gllogoc, Graçanica dhe OJQ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors