Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Trajnimi: Cikli i Menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Programin e USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) është duke mbajtur trajnimin në Programin pesë-ditor për Menaxherët e zyrave të projekteve dhe drejtorët e prokurimit në komunat e Kosovës me temën: Cikli i Menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike. 7 dhjetor 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Programin e USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) është duke mbajtur trajnimin në Programin pesë-ditor për Menaxherët e zyrave të projekteve dhe drejtorët e prokurimit në komunat e Kosovës me temën: Cikli i Menaxhimit të projekteve dhe kontratave publike.

Udhëheqësi i Divizioni për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Mehdi Ratkoceri, prezantoi “Inputetet e menaxhimit të projekteve nga perspektiva e MAPL-së”.

Ky Program synon të rrisë efektshmërinë dhe kapacitet e pjesëmarrësve në të gjitha Komunat e Kosovës me qëllim  që t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës lidhur me Menaxhimin e projekteve dhe kontratave publike.

Në këtë trajnimin pesë-ditorë po marrin pjesë tri grupe nga 12 komuna të Kosovës në të cilën përfshihen 5 module.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors