Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 25 tetor, 2016 në bashkëpunim me partnerët USAID/ATK zhvilloi pjesën e parë të trajnimit me zyrtarët komunal të 19 komunave lidhur me Kornizën ligjore të VQL-së dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, me fokus të veçantë zyrtarët komunal ligjor dhe sekretarinë e Kuvendeve komunale. 25 tetor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 25 tetor, 2016 në bashkëpunim me partnerët USAID/ATK zhvilloi pjesën e parë të trajnimit me zyrtarët komunal të 19 komunave lidhur me Kornizën ligjore të VQL-së dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, me fokus të veçantë zyrtarët komunal ligjor dhe sekretarinë e Kuvendeve komunale.
Fillimisht takimin e hapi Diellor Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave, duke shpalosur qëllimin e trajnimit dhe rëndësinë e takimeve të përbashkëta me zyrtarët ligjorë të komunave si dhe zyrtarët e shërbimit të kuvendeve të komunave. Ai theksoi disa nga zhvillimet të cilat planifikohen të ndodhin në 10 vitet e ardhshme, të bazuara në Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale, e që do të kenë ndikim në organizimin dhe funksionimin e komunave përgjatë viteve në vijim. Më pas, drejtoresha e programit të USAID/ATK znj. Amy Denkenberger falënderoi të pranishmit për ardhjen e tyre, si dhe theksoi se programi i saj do të vazhdoi me bashkëpunimin e mëtutjeshëm me partnerët.
Prezantimi për Promovimin e Kartës Evropiane ishte prezantimi i parë, të cilët e prezantuan zyrtarët e MAPL-së, kurse prezantimi tjetër kishte të bënte me Kornizën ligjore të VQL-së. Pas prezantimeve pati debat mbi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat sidomos në problemet e legjislacionit dhe nevojën për ndryshim. Në fund të trajnimit, konkluzionet dolën se MAPL do t’i merr parasysh sugjerimet e komunave dhe t’i adreson më tej në zgjidhjen e problemeve. Trajnimi do të vazhdon edhe nesër me fokus të njëjtë, por me pjesën tjetër të komunave.