Më datë 31.10.2016 dhe 01.11.2016 është mbajtur trajnimi për aplikantët potencial në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni 2014-2020, ku pjesëmarrës ishin komunat, OJQ-të e ndryshme, shoqatat e bizneseve etj. Trajnimi filloi me nga një fjalë rasti nga Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal-Kosovë, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë dhe përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë.
3 nëntor 2016

Ky trajnim ka pasur si qëllim që të njoftohen aplikantët potencial për thirrjen për propozime që planifikohet të lansohet në fund të vitit 2016 në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni. Trajnimi i njejtë do të vazhdoj edhe në Maqedoni më datë 03 dhe 04.11.2016 në Shkup-Maqedoni.