Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

“Transparenca në qeverisjen lokale” punëtoria e radhës e organizuar nga MAPL dhe OSBE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE në Kosovë, ka organizuar punëtorinë për zyrtarët për informim të komunave të Republikës së Kosovës, me temë: “Transparenca në qeverisjen lokale” me qëllim të diskutimit dhe prezantimit të të dhënave në fushën e transparencës në komuna. 13 tetor 2017, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE në Kosovë, ka organizuar punëtorinë për zyrtarët për informim të komunave të Republikës së Kosovës, me temë: “Transparenca në qeverisjen lokale” me qëllim të diskutimit dhe prezantimit të të dhënave në fushën e transparencës në komuna.

Punëtoria është hapur nga znj. Venera Kosumi, U.D  Udhëheqëse e Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, e cila vuri në pah rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies si çelësin kryesor të demokracisë në nivel lokal.

Gjatë zhvillimit të punimeve, znj. Nazmije Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Transparencë Komunale, prezantoi të dhënat nga procesi i monitorimit të ueb faqeve zyrtare të komunave për periudhën janar-qershor 2017, veçanërisht duke u përqendruar në publikimin e akteve nënligjore, publikimin e buxhetit të komunave, planin e veprimit për transparencë, si dhe Rregulloren për transparencë për vitin 2017.

Gjithashtu, temë e diskutimit ishte edhe ri-dizajnimi i ueb faqeve të reja të komunave dhe procesi i migrimit të të dhënave nga ueb faqja e vjetër në atë të renë, për të cilën u dha si rekomandim që të shqyrtohet kjo çështje në një takim të kolegjiumit të zyrtarëve për informim.

Në përmbyllje të punëtorisë, u konfirmua mbështetja e MAPL-së  për fuqizimin e zyrave të informimit në komuna edhe përmes hartimit të draft Koncept Dokumentit për Shërbimin e Komunikimit Qeveritar me Publikun, dokument i cili do të përcaktoj dhe rregulloj këtë fushë të komunikimit publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors